INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili akuza Xhafës: Policia jote tërhoqi zvarrë deputeten tashmë ajo...[FOTO]

Vasili akuza Xhafës: Policia jote tërhoqi zvarrë deputeten tashmë ajo...[FOTO]

Publikuar më: 13:00 26-12-2017

Numri një i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili lëshon akuza të forta në drejtim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Duke e cilësuar komedi sjelljen e Fatmir Xhafës, Petrit Vasili i kujton dhunën e ushtruar nga policia ndaj deputetes Floida Kërpaçi ndërsa thotë se qeveria tashmë është bërë njësh me krimin.
Petrit Vasili:
“Komedia me policinë vazhdon.
Po kjo komedi e farse e madhe qe po shohim... Po ç’hyjnë në këtë mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi në ballë të tavolinës së policisë në Elbasan?
Policia i rrahu vajzat deputete dhe i tërhoqi zvarrë në protestën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe as falje nuk kërkoi, ndërsa policët e bërë njësh me krimin nuk i arreston dot.
Çfarë paradoksi i madh!... Protesta e Opozitës ishte për të mbrojtur Kushtetutën që vetë ministri edhe i policisë Xhafa kishte propozuar, e që aq shumë fliste për të si kryetar i komisionit për reformën në drejtësi atëherë.
Por sot që Kushtetuta shkelet e nëpërkëmbet Xhafa nuk flet më dhe ka të drejtë.... tani është ministër, atëherë jo.

petrit_vasili.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393