Ernesto Valverde tregoi vendimin e tij për ta lënë Lionel Messin fillimisht në stol në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Ai tha se ky vendim erdhi pasi argjentinasi nuk ishte plotësisht i shëruar nga lëndimi i tij.
"Vendimet që ti i merr, bëhen në bazë të asaj që ti mendon se është më e mira për ekipin dhe lojtarin. Ai ishte në vështirësi. Sot, ai ishte më mirë, por ne menduam se më e mira ishte që ai të aktivizohej në pjesën e dytë.
"Ai mund të jetë vendimtar në ndeshjet e tona sepse ne e dimë rrezikun që ai e krijon çdo herë që e merr topin. Sa herë ai ka topin e dimë që i fut të dridhurat kundërshtarit”. Nuk e di nëse do të jetë titullar në ndeshjen e radhës. Nëse do të jetë mirë, do të luajë. Shpresoj të jetë kështu. Eliminatorja është e hapur dhe nuk ka favoritë të qartë. Duke llogaritur klasin e të dyja ekipeve, nuk ka asgjë të sigurt. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë" - ka thënë Valverde.
Ekipi që do të kalojë në finale të Kupës së Mbretit do të vendoset në ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.










18 Dec 2025 





