INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesfushori i Barcelonës vetëofrohet tek Interi! Ja kushtet e tij…

Mesfushori i Barcelonës vetëofrohet tek Interi! Ja kushtet e tij…

Publikuar më: 11:18 07-02-2019

Interi është i bindur për t’i besuar mesfushën kroatëve, por nëse Ivan Perisiç ishte ai që kërkoi të largohej në janar, është një tjetër nënkampion bote që ka nisur t’i shkelë syrin zikaltërve.

Ditët e fundit, nga Spanja nënvizuan se ideja e re për italianët ishte Ivan Rakitiç i Barcelonës, por me sa duket, më shumë sesa një ide e qartë e Interit, ka qenë vetë futbollisti që i është vetofruar.

Arsyeja është se mesfushori i katalanasve është irrituar shumë së fundmi nga indiferenca që drejtuesit e klubit spanjoll kanë shfaqur kundrejt tij, duke qenë se askush nuk është kujtuar për t’i propozuar rinovimin e kontratës.

Interi nga ana e tij është shprehur menjëherë shumë i interesuar për të arritur në një akord me 31- vjeçarin (do t’i festojë më 10 mars) dhe madje është gati që t’i ofrojë Rakitiçit të njëjtën kontratë që kishin bërë gati për kroatin tjetër të Realit të Madridit, Luka Modriçin: 10 milionë euro neto në sezon për katër vitet e ardhshme.

Por ka edhe një kusht që Rakitiç i ka vënë Interit: ata duhet të luajnë Champions-in sezonin e ardhshëm, prandaj ende mbetet të presim se çfarë do të ndodhë.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492