INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valentino Rossi me një kaskë të veçantë në Mugello, homazh për Francesco Tottin dhe Nicky Hayden [FOTO]

Valentino Rossi me një kaskë të veçantë në Mugello, homazh për Francesco Tottin dhe Nicky Hayden [FOTO]

Publikuar më: 11:42 03-06-2017

Legjenda e motoçiklizmit është shfaqur me atë që me siguri është kaska më e veçantë e karrierës së tij.

Një dedikim për kapitenin e Romës që la futbollin këtë javë dhe një kujtim për të ndjerin Nicky Hayden. Valentino ka mbajtur shumë kaska përgjatë karrierës së tij, ku njëra ka qenë më e veçantë se tjetra, por si kjo nuk kishim parë kurrë. Në pjesën e prapme të saj, ai ka vendosur një stampim klasik të vetes, ndërkohë që nisej për të bërë një penallti me frazën legjendare të ish-numrit 10 të Romës: “Mo je faccio er cucchiaio”. Nuk mungoi as një kujtim për mikun e tij të ndjerë Nicky Hayden, me numrin 69 të këtij të fundit në anë të kaskës, të kombinuar me 46-tën e Valentinos.

vale2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871