INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doktori “u lë targën”, bën ligjin në Spanjë

Doktori “u lë targën”, bën ligjin në Spanjë

Publikuar më: 17:47 24-04-2016

Piloti italian Valentino Rossi me Yamaha fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Jerez, suksesi i parë sezonal për të, duke hyrë edhe ai në betejën për titullin kampion.

Edhe pse garohej në pistën e rivalëve të tij spanjollë, Rossi u tregua më i shpejti në pistë, i pakapshëm, duke patur një motor Yamaha që për asnjë moment nuk e uli ritmin. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Jorge Lorenzo, që e preu vijën e finishit 4 sekonda më vonë se fituesi, ndërsa i treti u rendit Marc Marquez me Honda.

Kjo ishte gara e 4-t sezonale e Moto GP  (pas dy javësh garohet në Francë, në pistën e La Mansh). Në renditjen e përgjithshme, kryeson Marquez, por që tashmë sheh se i afrohen në renditje Lorenzo (i dyti) e Rossi (i treti).

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833