INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një jetë mbi dy rrota: Kush ishte Nicky Hayden… [FOTO]

Një jetë mbi dy rrota: Kush ishte Nicky Hayden… [FOTO]

Publikuar më: 18:42 22-05-2017

Gjithmonë solar, asnjëherë polemik dhe përherë me batutën gati në majë të gjuhës...

Ka fituar pak në Moto GP, vetëm 3 gara, por i mjaftuan që ta shpallnin kampion bote në vitin 2006.Nicky Hayden ishte i pari që ia doli të mposhtë legjendën Valentino Rossi dhe t’i rrëmbejë një titull në klasin mbretëreshë të Moto GP. 11 vite më parë pika më e lartë në karrierën e tij sportive, që është përjetësuar në kujtimin e të gjithëve me lotët që shpërthyen nga sytë e pilotit amerikan pasi kaloi flamurin me kuadrata. Valentino do të rrëshkiste në atë garë duke i dhënë mundësinë djaloshit nga Kentucky që të shpallej kampion duke bërë diçka të rrallë, të linte Doktor Rossin pas në klasifikim. Një botëror i fituar falë qëndrueshmërisë (10 pode) pavarësisht vetëm dy garave të fituara në atë vit mbi motorrin e tij Honda. Me Valentinon gjithmonë një raport i shkëlqyer, pasi në vitin 2003 debutoi pikërisht si shoku i tij i skuadrës. Nga italiani mësoi gjithçka deri sa arriti ta kalojë 3 vite më vonë, ndërkohë që ishte shok i tij i ekipit tek Ducati edhe në vitet 2011 dhe 2012. Në bokse Kentucky Kid ishte gjithmonë solar, asnjëherë polemik dhe gjithmonë me batutën gati në majë të gjuhës. Një jetë mbi dy rrota, të njëjtat dy rrota që e morën nga jeta.

valentino.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984