INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalja e Ligës së  kampionëve, formacionet  zyrtare: Juventus – Real Madrid  [FOTO]

Finalja e Ligës së kampionëve, formacionet zyrtare: Juventus – Real Madrid [FOTO]

Publikuar më: 19:52 03-06-2017

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit e Real Madridit.

Juuventusi dhe Real Madridi do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një tjetër trofe, kur të takohen në “Millennium Stadium” nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është më shumë se një finale për dyja skuadrat, që kërkojnë të shkruajnë historinë.

Pasi fituan Scudetton dhe Kupën e Italisë, Juventusi do të kërkojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve, për të kompletuar tripletën e famshme për herë të parë në histori të klubit.

Në anën tjetër, kampioni aktual i kësaj gare, Real Madridi, pasi fitoi titullin në Spanjë, do të tentojë ta fitojë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, për t’u bërë skuadra e parë në histori që fiton dy herë me radhë.

Përveç kësaj, Reali i Zidane mund të kompletojë sezonin me fitimin e La Ligas e Champions League për herë të parë që nga viti i largët, 1958.

 

Juventus

juventus.jpg

 

Real Madrid

real_madrid.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264