INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza shpëtuam! Ja si të largojmë aromën e pakëndshme nga flokët

Vajza shpëtuam! Ja si të largojmë aromën e pakëndshme nga flokët

Publikuar më: 18:49 02-05-2019

Nëse nuk keni shumë kohë, ndihma e parë mund t’ju jetë tharësja e flokëve të cilën më parë do ta rregulloni të fryjë ajër të ftohtë. Përkuluni, hidhni flokët përpara dhe shkundni mirë dhe “thani”. Aroma e pakëndshme nuk do të zhduket tërësisht, mirëpo do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Shamponët pluhur pas të cilëve shpëlarja me ujë nuk është e nevojshme, kanë përbërës të cilët thithin aromat e pakëndshme dhe freskojnë flokët.

Nëse nuk keni afër shampon për larje pa ujë, përdorni edhe parfumin. Spërkatni me të flokët dhe krihni. Alkooli nga parfumi do të zvogëlojë aromën e pakëndshme. Edhe pse nuk do të jetë perfekt sikur i lani flokët, do të jetë shumë më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885