Gal Gadot mund të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë dhe roli që e personifikoi atë më së miri është ‘Wonder Woman’, ku vetë titulli i filmit i ka thënë të gjitha për të. Pas një performance të suksesshme tek filmi në fjalë, por edhe tek ‘The Fast and Furious’, Gal ia doli të shndërrohej në pak kohë në të preferuarën e shumicës.
Ajo ka shkëlqyer në projektet kinemtaografike dhe menjëherë u kthye në fytyrën e preferuar të fotografëve, por edhe të stilistëve. Vlen të rikujtojmë se karriera e saj në botën e televizionit ka nisur qysh në moshën 18 vjeçare, e cila fitoi ‘Miss Universe’ në Izrael dhe karriera e saj si modele ka qenë mjaft e suksesshme.
Përpos modelingut dhe aktrimit, ajo po lë gjurmë edhe në botën e modës duke u shndërruar në një frymëzim përsa i përket stilit të saj. Prej kohësh jemi mësuar t’i referohemi Gal Gadot për inspirim stili, por duket se 'Wonder Woman' ka thyer çdo pritshmëri. Ajo ka reklamuar për brende shumë të famshme, si Reebok, Gucci, etj., madje ka pushtuar edhe kopertinat e revistave më të rëndësishme dhe ka hyrë në mesin e aktoreve me më së shumti të ardhuara.
Në çdo paraqitje, Gal do të tërheq vëmendje dhe do të bjerë menjëherë në sy stili i saj, të cilin mund ta përkufizojmë një stil klasik dhe shumë elegant. Edhe pse shfaqet me një stil minimalist, të thjeshtë dhe të sofistikuar, Gal Gadot është edhe shumë sexy. Vlen të theksojmë se çdo gjë që ajo do të veshi do t’i rrijë në mënyrë perfekte. Kritikit e modës gjithmonë kanë shkruar pozitivisht për stilin dhe paraqitjet e saj si në tapet të kuq apo dhe në stilin e rrugës.
Dhe përsa i përket grimit dhe flokëve, ajo i ka qëndruar besnike thjeshtësisë dhe natyralitetit.
Nëse ju mungon sot motivimi, ne po ndajmë me ju disa nga veshjet më të bukura të Gal Gadot për të marr dozat e duhura të frymëzimit.
Nga Irini Meçe






























13 Dec 2025 





