INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, shoqet tuaja janë martuar dhe ju jeni ende beqare? 3 Arsyet interesante!

Vajza, shoqet tuaja janë martuar dhe ju jeni ende beqare? 3 Arsyet interesante!

Publikuar më: 19:16 08-02-2017
Femrat që janë ende beqare, por shoqet e tyre janë martuar nuk duhet ta vrasin mendjen.
Sipas intv.al nuk duhet të ndiheni keq për këtë gjë, as nuk duhet t’i justifikoheni askujt. Në këtë artikull, ekspertët kanë dhënë 3 arsyet pse ndodh kjo gjë.
 
1. Ato pëlqejnë meshkujt e thjeshtë
Ju tërhiqeni nga meshkujt e komplikuar dhe meshkujt e thjeshtë nuk ju kanë tërhequr ndonjëherë. Sipas intv.al  nuk duhet të ndiheni keq me veten tuaj për këtë gjë, pasi gjërat nuk mund të imponohen, çdo gjë është me tërheqje dhe ndjenjë.Meshkujt e thjeshtë e kanë një plan të qartë të gjërave që duan, ndërsa meshkujt që ju tërheqin nuk kanë lidhje fare me ta.
2. Ato nuk pëlqejnë dramat
Këto femra nuk përpiqen të ndryshojnë një mashkull dhe mundohen të ecin përpara për të gjetur një person ashtu si e duan ato. Ndërsa ju përpiqeni shumë dhe i dedikoheni një mashkulli edhe nëse ai nuk ju meriton si femër. Humbisni kohën me dikë që nuk është fare i përshtatshëm për ju. Si pasojë nuk shikoni përpara për të gjetur dikë që nuk ju sjell probleme.
3. Ato dinë si të sillen ashtu si duhet me një mashkull
Këto femra dinë si të bashkëpunojnë në një lidhje. Duhet të jepni dhe të merrni dashuri dhe përkushtim. Sipas intv.al ato pyesin për gjërat që duan në një lidhje dhe thonë edhe “jo”. Karakteri i vendosur i tyre, bën që të jenë tërheqëse në sytë e meshkujve, duke i çuar deri në martesë.  Miket tuaja që tashmë janë të martuara,  kanë ditur si të zgjedhin një mashkull të pjekur, pasi nuk e kanë gënjyer veten duke shpresuar për gjëra që nuk ekzistojnë. Vajza, qëndroni me këmbë në tokë!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549