INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza që jeton nga mjalti!  Theu zakohet, sot fiton qindra dollarë

Vajza që jeton nga mjalti! Theu zakohet, sot fiton qindra dollarë

Publikuar më: 13:14 15-04-2018

Në Afganistanin e shkatërruar nga lufta, mjalti konsiderohet si një kurë tradicionale, por një nxënëse, rritja e bletëve është konsideruar si mundësi për të punuar dhe për të zotëruar një biznes në një vend ku pak gra e bëjnë këtë. Tre vjet më parë, Frozan, tani 19 vjeç, mori një hua të vogël, bleu dy bletë dhe mori mësime rreth bletarisë nga një organizatë joqeveritare që fokusohet në luftën ndaj varfërisë së popullatës. Bletët mblidhnin nektarin nga lulet afër shtëpisë së saj në veri të vendit dhe Frozan mblodhi 16 kilogramë mjalt në sezonin e parë gjë që i mundësoi asaj të kthente kredinë e marr dhe ti mbeteshin ende disa fitime për vete dhe familjen e saj.

vajza_a_mjaltit.JPG

Tani ajo ka 12 koshere dhe vitin e shkuar mblodhi 110 kilogramë mjaltë. Kjo i solli fitim prej 1450 dollarë shumë kjo mjaft e madhe për shtetin ku GDP vjetore është rreth 600 dollarë për kokë banori. “Në fillim kishte shumë probleme sepse fshati në të cilin unë jetoj është shumë tradicional dhe gratë nuk lejohen të punojnë jashtë. Por kur fillova të merresha me këtë e kuptova që ishte punë e lehtë dhe njerëzit e mirëkuptuan këtë dhe më lejuan” tha Frozan. Vajza afgane është tani në vitin e fundit të shkollës dhe ëndërron që të vazhdojë arsimimin e saj. Falë mjaltit ajo dhe tre vëllezërit e motrat e saj mund ta bëjnë këtë. Prodhimi i mjaltit është në rritje në Afganistan referuar disa të dhënave zyrtare dhe vetëm në vitin 2015 u prodhuan 2 tonë mjaltë. Shumica e mjaltit asnjëherë nuk eksportohet, nga shkaku i infrastrukturës së dobët.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986