INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzoi fqinja për përdhunim. Testi i ADN-s zbulon të vërtetën e frikshme

E akuzoi fqinja për përdhunim. Testi i ADN-s zbulon të vërtetën e frikshme

Publikuar më: 13:37 15-04-2018

I akuzuari për përdhunimin e fqinjës së tij 15-vjeçare, Ligor Biba nga Pogradeci ka gënjyer.  Analiza e ADN-s konfirmon faktin se Biba, është i ati i fëmijës së adoleshentes, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë. Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij. Ka qenë vet 55-vjeçari i që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen  e kësaj analize, përgjigjet e së cilës kanë treguar të vërtetën e frikshme. Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatzënisë. Ai mohoi akuzat duke i konsideruar ato trillime të vajzës dhe të nënës së saj ndërkohë që familja  e braktisi duke mos qenë e pranishme në seancat gjyqësore të zhvilluara ndaj 55-vjeçarit. Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436