INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon vajza e ‘’përdhunuesit’’ Biba, i del në mbrojtje të atit

Shokon vajza e ‘’përdhunuesit’’ Biba, i del në mbrojtje të atit

Publikuar më: 14:32 27-04-2018

Ndonëse analiza e ADN-së e vuri me shpatulla pas murit Ligor Bibën, i cili nuk e pranonte se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë fqinjën e tij 15-vjeçare, familja duket se nuk i ka kthyer shpinën. Vajza e tij ka telefonuar live gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ku në qendër është pikërisht historia e minorenes. Në asnjë moment ajo nuk pranonte se familja e saj kishte kërcënuar vajzën dhe familjen e saj. Sipas Balkanweb duke mbrojtur të atin ajo tha se ai nuk e ka ditur moshën e 15-vjeçares dhe për më tepër se marrëdhënie mes tyre nuk kishte ndodhur me dhunë. “Nuk është asgjë e vërtetë. Deri ditën që e kanë arrestuar babain ka qenë në shtëpinë time vajza dhe babai i saj. Nuk është me dhunë ajo gjë. Babai nuk e ka ditur moshën, sepse jetonte në emigrim. Nuk kemi vajtur fare, jo më t’i kemi kërcënuar. Do vijë momenti do flas. Kërkoj drejtësinë e babait tim”, tha vajza e të akuzuarit. Por nga ana tjetër vetë vajza që ka lindur fëmijën e babait të saj tha se Ligori e dinte pasi mbesa e tij ishte në klasë me të. Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2017 pasi 15-vjeçarja ishte 7 muajshe shtatzënë nga përdhunimi. Ligor Biba u arrestua por nuk e pranoi krimin. Në mars të këtij viti analizat e ADN-së konfirmuan se 55-vjeçari është babai i foshnjës, pra edhe autor i përdhunimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030081272125244