INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, po ju i ndiqni këto hapa kur bëni një selfie? Ja ç’duhet të keni parasysh

Vajza, po ju i ndiqni këto hapa kur bëni një selfie? Ja ç’duhet të keni parasysh

Publikuar më: 23:01 04-07-2018

Të kapësh momentin me anë të fotove është një gjë shumë ë bukur sigurisht. Por perveç fotove që na bëjnë miqtë, prej disa viteve janë bërë një trend shumë i përdorur edhe selfiet. Këto të fundit që gati gati i dashurojmë, sidomos ne vajzat.

Por shkrepjet e tyre nuk janë aq të thjeshta sa duken. Sigurisht që ka disa faza derisa të arrijë fotoja perfekte.
Kini mendjen vajza :

-Gjetja e këndit perfekt.
Duam që të gjejmë këndin më të bukur të fytyrës sonë. Atë pjesën që nuk ka defekte dhe duket gjithmonë bukur në foto.

-Ndriçimi.
Duhet një dritë as shumëe fortë as shumë e errët.
Aknet dhe të gjitha defektet në fytyrë do të zhduken. Fytyra s’duhet të duket e zbehtë asnjëherë. S’ka rëndësi sa e bukur jeni, nëse nuk keni ndriçimin e duhur, selfiet tuaja do të shkatrrohen.

-Fotot e dështuara
Sigurisht që pas asaj perfektes fshihen rreth 50 foto të tjera që janë zhdukur direkt pas shkrepjes pasi kanë dalë të shëmtuara.

-Mimika e duhur e fytyrës
Jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë se sa ë vështirë është të bësh një fytyrë të bukur,sensuale dhe seksi në të njëjtëen foto.

-Përshkrimi
Ndodh që të duhen rreth 30 minuta që të gjesh një përshkrim të bukur për foton pasi ke vendosur ta postosh në rrjetet sociale./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979