INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Selfie që të kthen në statujë. Shpiket programi që animon fytyrën sipas dëshirës[VIDEO]

Publikuar më: 14:15 30-05-2017

Studiuesit çekë kanë zhvilluar një sistem të filtrimit që mund të animojë fytyrën tuaj në stilin e artistit të preferuar. Ky program i veçantë, në formën e një sellfie do të prezantohet këtë verë. Programi mund të animojë fytyrën në një video në stilin e një fotografie të veçantë. Software punon duke marrë një foto dhe duke transferuar stilin e saj në një video, në mënyrë të ngjashme me një filtër Snapchat. I projektuar nga studiuesit në Universitetin Teknik të Çekisë në Pragë, software mund të identifikojë fytyrat, si dhe të bëjë dallimin midis planit të parë dhe sfondit të fotografive. Një video e shkurtër e publikuar nga studiuesi kryesor Dr Daniel Sýkora tregon sesi programi vepron. Programi mund të marrë pamjen e një statuje bronzi dhe ta transferojë atë stil në videon e dikujt që flet - duke e bërë atë të shfaqet si kjo statujë bronxi. Ende është e paqartë se si funksionon sistemi, por detajet do të zbulohen më vonë gjatë kësaj vere, kur studimi do të publikohet dhe do të prezantohet në konferencën e Shoqatës së Pajisjeve Kompjuterike.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607