INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Psikologjia e një terroristi. Në trurin e tyre ka një kod të veçantë moral [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 29-05-2017

Kryerja e akteve terroriste ka mbjellë frikë dhe pasiguri tek njerëzit. Për të parandaluar terrorizmin studiuesit kanë ndërmarrë një projekt që ka si qëllim "të kuptojë shkencërisht mendësinë e terroristëve". Studiuesit kanë punuar me një grup prej 66 ish-luftëtarësh të burgosur, pjesë e një grupi terrorist paramilitar në Kolumbi, një vend me një nga normat më të mëdha të rebelimit në botë. Ky eksperiment unik zbuloi atë që ekipi e përshkroi si një "model anormal i gjykimit moral" te terroristët. Pjesëmarrësit e studimit ishin ish-anëtarë të grupeve paraushtarake të cilët ishin dënuar për vrasje. Shumë prej tyre ishin përfshirë në masakra me qindra viktima. Ata morën pjesë në një sërë testesh psikologjike, duke përfshirë një vlerësim të njohjes morale. Modeli i këtij hulumtimi zbuloi se "terroristët ekstremë gjykojnë veprimet e njerëzve të tjerë duke u përqendruar në rezultatet e një veprimi e jo në synimet e saj themelore. "Ky studim zbuloi se një ekziston një kod moral i terroristit që miraton çdo veprim nëse kontribuon në arritjen e një qëllimi të caktuar". Studiuesit thanë se feja nuk ishte një faktor ndikues për kryerjen e akteve terroriste te kjo popullatë. Shumica e ish-luftëtarëve në Kolumbi u bashkuan me grupet paraushtarake për arsye ekonomike - sepse ata u paguan. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit, i tha BBC se kishte kaluar katër vjet duke punuar me zbatuesit e ligjit kolumbian për të siguruar leje për të punuar me këtë grup të madh terroristësh të rrezikshëm dhe të burgosur.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277