INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urim për Metën nga homologu turk Erdogan

Urim për Metën nga homologu turk Erdogan

Publikuar më: 13:14 26-07-2017

Një tjetër urimet për Presidentin Ilir Meta ka ardhur nga Turqia. Homologu i tij Presidenti i Turqisë, Recep Erdoğan, e ka uruar për marrjen e detyrës si president. Në telegramin e urimit ai ka shprehur besimin se Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve.

Ja mesazhi:
“Në emrin tim dhe të Popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë.
Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona. Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314