INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa zhurmë prodhojmë! Edhe ditën e natën, ndotja akustike mbi normë[VIDEO]

Publikuar më: 16:09 26-07-2017

Shqiptarët konsiderohen tashmë një popull shumë i zhurmshëm. E këtë e fakton monitorimi i zhurmave urbane për vitin 2016. Ka rezultuar se në të gjitha qytetet, ka nivele të larta të ndotjes akustike përgjatë ditës, por dhe zhurmat e natës me pak përjashtime janë më të larta se normat e lejuara të OBSH. Programi i monitorimit të zhurmave urbane nga Agjencia e Mjedisit ka përfshirë 37 pika monitorimi në qytetet Tiranë, Vlorë, Fier, Sarandë, Korcë, Berat dhe Gjirokastër. Gjithnjë kur themi zhurma mendojmë se vijnë vetëm nga muzika e lartë, por faktorët janë të larmishëm. Rekordin e mban fluksi i madh i automjeteve dhe gjëndja motorrike e e tyre, prej moshës së vjetër të tyre. Mos funksionimi i korsive të biçikletave, ndikon negativisht pasi në shumë qytete të vendit përveç Tiranës nuk ka të tilla apo nuk shfrytëzohen ndaj e përdoren më shumë makinat. Edhe automjetet e tonazhit të rëndë që qarkullojnë në zona urbane në orare të ndryshme janë faktor zhurmash. Ndikim negative kanë dhe punime apo ndërtimet në zona të ndryshme, që rritin artificialisht nivelin e zhurmave urbane. Në vendin tonë në pak qytete ka zona të qeta pra me pak fjalë që nuk kalojnë automjete.
Standarti i OBSH për orët e ditës duhet të jetë rreth 55 decibel, ndërsa tek ne qytete në monitorim e kalojnë atë 59 deri 64 decibel. Kurse natën norma duhet të jetë 45 decibel, tek ne sërisht ajo kalon dhe vetëm qyteti i Beratit rezulton me nivel brenda standartit.
Nga viti në vit vihet re një përmirësim, pasi për vitin 2016 në të gjitha qytetet e monitoruara veç Korçës, ka një ulje të nivelit të zhurmave ditën krahasuar me 2015 dhe 2014.
Po kështu për vitin 2016 në të gjitha qytetet e monitoruara ka një ulje të ndotjes akustike natën e kjo lidhet dhe me vendosjen e orareve nëpër lokalet e natës. Pra burimi i zhurrmave direkt apo indirekt jemi vetë ne dhe po të shohësh raportet ndërkomëtare e kupton qartë se ndotja akustike të dëmton seriozisht shëndetin dhe ndikon në vdekjet e parakohëshme. Në Europë çdo vit shënohen 10 mijë raste të vdekjeve të parakohëshme. Rreth  20 milion të rritur vuajnë nga pagjumsia për shkak te faktorit zhurmë. Çdo vit mbi 900 mijë raste të hipertensionit shkaktohen nga zhurmat.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547