INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhër i prerë, nuk do importohen dhe tregëtohen më kapsolla apo lëndë të tjera plasëse

Urdhër i prerë, nuk do importohen dhe tregëtohen më kapsolla apo lëndë të tjera plasëse

Publikuar më: 15:18 27-11-2018

Ministria e Brendshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike.

Në njoftimin për shtyp thuhet: “Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzojnë produktin me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet. Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit.”
Ministria e Brendshme gjithashtu ju kërkon gjithë subjekteve politike që të marrin masa për të mbajtur kontroll dhe përgjegjësi të plotë gjatë organizimit të veprimtarive dhe të ndalojnë përdorimin e lëndëve plasëse.
Në ditët në vijim, pritet që qeveria të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme.
Me sa duket ky vendim erdhi pas protestave të dhunëshme të banorëve të zonës së Astirit me policinë, ku një javë më parë një police u gjymtua nga kapsollat.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201