INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për bombë, ja çfarë kishte në çantën e harruar tek Unaza e Re

Alarm për bombë, ja çfarë kishte në çantën e harruar tek Unaza e Re

Publikuar më: 17:24 03-11-2018

Një alarm fals ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, pasi u konstatua një çantë e dyshimtë që u gjet në zonën e ‘Unazës së Re’ brenda së cilës u mendua se kishte eksploziv.

Kaq mjaftoi që banorët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit rrethoi zonën, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë.

Pas këqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se në çantë nuk kishte lëndë plasëse por çanta ishte e mbushur me rroba.

Informacion Paraprak
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.

Article Logic
Execution time: 0.0043308734893799