Me siguri e keni vënë re trendin më të fundit të çantave.
Duhet t’i keni parë kudo në fotot e influencuesve të modës dhe rrjeteve sociale si motrave Kardashian, Bella Hadid e shumë modeleve të tjera, ose dhe në vitrinat e shumë dyqaneve.
Por para se këto çanta të bëheshin kaq mainstream, ato janë përdorur në masë nga faturinot e autobuzëve. Shpesh i shohim ata me një çantë të vogël në bel, apo të vendosur në njërin krah.
Trendi i çantave të belit ka filluar në vitet ’80-’90 si një manifestim i stilit të rrugës, por me influencën e reperve dhe njerëzve më në zë të momentit ajo janë rikthyer sërish në mode dhe madje konsiderohen si aksesori që nuk duhet t’I mungojë garderopës për vitin 2018.











27 Jan 2026 





