INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një bidon me lëndë plasëses pranë Fakultetit të Shkencave Sociale

Zbulohet një bidon me lëndë plasëses pranë Fakultetit të Shkencave Sociale

Publikuar më: 10:29 26-10-2016

Banorët dhe vetë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale janë alarmuar këtë mëngjes, pasi kanë konstatuar një bidon plastik me lëndë plasëse dhe fitil të përgatitur gati për shpërthim.
Njoftimin në polici e bënë pronarët e një lokali dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së komisariatit nr. 3 dhe kanë parë nga jashtë bidonin, i cili fillimisht dukej se ishte i mbushur me rërë, por ekspertët e policisë vërtetuan se brenda bidonit kishte edhe molotov.
Dyshimet e para të policisë flasin se bidoni mund të jetë përdorur për kërcënim ndaj pronarëve të lokalit, fakt për të cilin po hetohet ende.
Po pronarët kanë thënë se: “Nuk ka asnjë konflikt me asnjë person”.
Për të mësuar më shumë rreth personave që mund të kenë vendosur molotovin, specialistët e policisë kanë sekuestruar edhe 4 kamerat e sigurisë së lokalit, por për shkak të cilësisë së dobët të tyre është bërë e pamunduar identifikimi i personit apo personave që kanë vendosur lëndën plasëse.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646