INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa 100 % për mallrat serbe, Bushati tjetër qëndrim nga Rama

Taksa 100 % për mallrat serbe, Bushati tjetër qëndrim nga Rama

Publikuar më: 14:50 27-11-2018

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur ndryshe nga kryeministri Edi Rama sa i përket tarifës 100 për qind që Kosova ka vendosur për mallrat serb.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i dha plotësisht të drejtë qeverisë së Kosovës, duke thënë se ai nuk ishte një vendim ekonomik por politikë. Por ndryshe nga kryeministri Rama, ministri Bushati thotë se mbështet plotësisht qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që është shprehur për arritjen e një marrëveshjeje të qendrushme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më duhet tju kujtoj se unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe nuk jam analist dhe në këtë kontekst e kam të vështirë të bëj intepretime inplicite për qëndrime eksplicite të SHBA-së, të cilat apo roli i të cilëve është i pazëvendësueshëm për perimetrin e sigurisë së Europës Juglindore, pa përmendur këtu kontributin e pazëvendësueshëm të tyre për popullin shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës. Mendoj që deklarata e Sekretarit të Shtetit pas takimit me presidentin e Kosovës është e qartë dhe bën thirrje për një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe për një marrëveshje që mbi të gjitha do të shtojë sigurinë”, tha kryediplomati shqiptar.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet. Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historike me Serbinë.

Vendet e Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje Kosovës që të tërhiqet nga taksa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201