INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Çfarë nuk i thanë njëri-tjetrit, Fjoralba Ponari HABIT me fjalët e fundit për Olti Currin! [FOTO]

Upsss! Çfarë nuk i thanë njëri-tjetrit, Fjoralba Ponari HABIT me fjalët e fundit për Olti Currin! [FOTO]

Publikuar më: 15:30 09-10-2019

Pak kohë më parë Olti Curri dhe moderatorja Fjoralba Ponari u përfshinë në një sherr virtual pas një shprehjeje të kësaj të fundit në emisionin “E diell”. Fjoralba në atë kohë tha: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është fat, por edhe çështje profesionale”

Kaq i është dashur Oltit që të thumbojë moderatoren, e cila nuk i ka pritur mirë komentet e tij dhe për pak kohë vijuan një sherr vitual që bëri bujë në media. Por me nisjen e sezonit të ri të “E diell”, Olti u rikthye sërish në “Top Channel” dhe është koleg me moderatoren pasi punojnë për të njëjtin program.

Kjo e fundit gjatë një seance pyetje përgjigje me fansat në instagram ka shuar edhe kuriozitetin e fansave për marrëdhënien e saj me blogerin. Ajo shkruan: “Nuk do të bëhemi papritur shokë të ngushtë jo. Ama do ta respektoj për pozicionin që ka tek e Diell”, duke dëshmuar se me Oltin ka një raport thjesht professional për hir të faktit që punojnë së bashku.

FJOA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891