INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rrëzua në skenë gjatë performancës dhe u komentua shumë në rrjet, Alba Hoxha bën reagimin më të mirë të mundshëm! [VIDEO]

U rrëzua në skenë gjatë performancës dhe u komentua shumë në rrjet, Alba Hoxha bën reagimin më të mirë të mundshëm! [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 09-10-2019

Ajo është një balerinë profesioniste e trupës së baletit të Albi Nakos dhe gjithmonë e kemi parë në super formë në performancat e saj. Balerina Alba Hoxha ka shpërndarë në instagram një video nga një moment i sikletshëm gjatë një prej performancave të saj me Valer Kolnikën në spektaklin “Dance With me”

Atë e shohim teksa rrëzohet në momentin që përpiqet të ngjitet në supet e Valerit gjatë kërcimit, por balerina nuk e jep veten madje e riprovon sërish këtë herë me sukses. Ajo e ka shpërndarë në instagramin e saj këtë video duke shkruar: “Po gjëra që ndodhin janë… Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”

Miq e fansa të Albës e kanë vlerësuar mesazhin që ajo ka dhënë përmes videos, ndërsa kanë riktheksuar edhe një herë rëndësinë që ka të ringrihesh pas çdo dështimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816