INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! I keqpërdorin emrin për këtë arsye, Nevina Shtylla tregon skenën e mashtrimit: Ka dalë një…[FOTO]

Upss! I keqpërdorin emrin për këtë arsye, Nevina Shtylla tregon skenën e mashtrimit: Ka dalë një…[FOTO]

Publikuar më: 11:05 19-08-2020

Moderatorja Nevina Shtylla ka denoncuar së fundmi në instagram një rast flagrant të një personi që keqpërdorte emrin e saj për të përfituar oferta dhe produkte falas. Dikush duke u hequr si Nevina i ka kërkuar një biznesi produkte falas në këmbim të një reklame. Këto mesazhe Nevina i ka publikuar në instagram së bashku me numrin e telefonit nga janë dërguar duke i ftuar të gjithë që të tregojnë kujdes duke mos rënë pre e mashtrimeve.

Ajo tha gjithashtu se nuk është përdorur vetëm emrin i saj, por edhe i shumë personazheve të tjerë dhe se ndryshon vetëm numri i telefonit, por mënyra e vjedhjes është e njëjta.

“Bëni kujdes, nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes. Shpresoj mos të ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi.”, shkruan moderatorja.

nevina-1.jpg

nevina1-1.jpg

 

nevina2-1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0042951107025146