INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet TOPLESS në pushimet luksoze, por mos vallë Rita Ora u inspirua nga Ledri për këtë DETAJ?! [FOTO]

Shfaqet TOPLESS në pushimet luksoze, por mos vallë Rita Ora u inspirua nga Ledri për këtë DETAJ?! [FOTO]

Publikuar më: 17:09 18-08-2020

Pandemia e Covid 19 nuk e ka penguar Rita Orën të bëjë një palë pushime të shtrenjta të Korfuz, ku po e kalon kohën në një vilë luksoze me sipërfaqe 1.000 metra katrorë që kushton rreth 20.000 dollarë nata, e cila ka 7 suita, një pishinë të hapur, një kinema e një ujëvarë, e që sheh si nga bregdeti grek, ashtu dhe nga ai shqiptar.

Sipas mediave britanike, në këto pushime ekstravagante që Rita po i kalon kaq pranë Shqipërisë, ajo ka pranë dhe nje ekip të tërë që përfshin një roje, shoferin, një shef privat, shërbyes etj. Përmes postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja i tregoi 16 milionë ndjekësve sesa shumë është kënaqur në udhëtimet e saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto mjaft provokative duke pozuar topless. Ndërsa në imazhin e dytë, Rita pozon joshëse pranë pishinës në vilën luksoze ku po qëndron.

“Javët më të mira me njerëzit më të mirë. Në vendin tim të lumtur, më mungon të kaloj kohë me ju të gjithë gjithashtu. Ju dua të gjithëve!”, shkruan Rita krahas fotove.

Mirëpo neve të inlife.al na tërhoqi vëmendjen një detaj interesant në foto, pikërisht uji që Rita nxjerr nga goja. Do thoni ju pse? Ua tregojmë ne. E themi këtë sepse një foto të ngjashme me të njejtën ide e ka realizuar Ledri para pak ditësh.

Dhe duke qenë që Ledri dhe Rita njihen pasi janë takuar disa herë bashkë, këngëtarja shqiptare mund t’ia ketë “vjedhur” si ide për foto.

vula.png

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373