INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me futbollistin e Kombëtares, por mos vallë Nevina Shtylla sapo konfirmoi lidhjen me juristin? [FOTO]

E bënë të lidhur me futbollistin e Kombëtares, por mos vallë Nevina Shtylla sapo konfirmoi lidhjen me juristin? [FOTO]

Publikuar më: 15:09 10-02-2020

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret që ka tërhequr shumë shpejt audiencën pas vetes me bukurinë dhe elegancën e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga aktiviteti i përditshëm.
Para pak javësh ishte në qendër të mediave rozë pasi u tha se mund të jetë në një lidhje me Eros Grezdën, por ajo i mohoi këto thashetheme. Madje, nuk kanë munguar edhe batutat në transmetimet “live” në emisionet ku ajo moderon, si “Procesi Sportiv” apo edhe në “E Diell”, mirëpo së fundmi“Panorama Sport” ka zbuluar lidhjen e vërtetë të moderatores bukuroshe.

STYLLLE.jpg

 

Pak kohë më parë dolën disa foto, të cilat pretendoheshin se djali në foto, ishte i dashuri i Nevinës, Arbër Myftari, jurist. Nevina asokohe nuk konfirmoi asgjë. Së fundmi, Nevina gjatë emisionit “E diell”, teksa po moderonte rubrikën “Trotuar”, Edi Manushi u ngatërrua dhe tha se Nevina e ka të dashurin ekonomist.

“Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, tha Nevina. “Jurist, se harrova”, ia ktheu Manushi ndërsa Nevina qeshi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377