INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Fansja i vë re detajin që na çuditi të gjithëve, shihni si reagon Alketa Vejsiu [FOTO]

Upss! Fansja i vë re detajin që na çuditi të gjithëve, shihni si reagon Alketa Vejsiu [FOTO]

Publikuar më: 22:57 05-06-2018

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Së fundmi e kemi parë nën drejtimin e “Në kurthin e Piter Pan”, emisionin në të cilin në një nga netët e tij u shfaq me një pamje ndryshe me flokët e shkurtra deri te supet.

Ndërkohë që teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Alketa Vejsiu u shfaq tejet elegante e veshur me të bardha por me flokët më të gjatë se zakonisht. Mirëpo ky ndryshim i menjëhershëm, nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

“Po kur i rrite flokët kaq shpejt?” – e pyet fansja e saj në “Instagram”.

“Shtohen dhe priten kollaj tani” – i përgjigjet moderatorja Alketa Vejsiu.

keta.png

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992