INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi na prezantoi me bashkëshortin e saj, Alketa Vejsiu për vjehrrën: Unë kam në dorë lumturinë e djalit të saj [FOTO]

Pasi na prezantoi me bashkëshortin e saj, Alketa Vejsiu për vjehrrën: Unë kam në dorë lumturinë e djalit të saj [FOTO]

Publikuar më: 17:35 20-05-2018

Përveçse mjaft elegante, Alketa Vejsiu është ndër moderatoret më të preferuara nga publikut shqiptar. Ajo njihet për mënyrën hermetike përsa i përket jetës private dhe rrallë herë i 'shpëton' diçka për tu bërë publike. Shumë prej nesh ende nuk njohim bashkëshortin e saj si fytyrë apo edhe fëmijët, por maksimumi që mund t’i kemi parë janë vetëm në disa foto shumë të rralla dhe ende nuk u kemi fiksuar imazhin e plotë.

Së fundmi Alketa ka folur më hapur për jetën private në emisionin "Mos i fol shoferit". Moderatorja u shpreh se bashkëshorti i saj është një nga meshkujt më king të Vlorës si dhe ishin syte e partnerit të saj, ato që e kanë tërhequr fillimisht. Alketa u pyet edhe për marrëdhënien me vjerrhën e saj dhe përgjigjia e saj ishte kështu.

"I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam", u shpreh Alketa.

-640-0-5b014d9fba237.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042610168457031