INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BOSS-e dhe 'lekun letër' por Alketa Vejsiun mund ta shihni edhe me pizhama të grisura në shtëpi [FOTO]

BOSS-e dhe 'lekun letër' por Alketa Vejsiun mund ta shihni edhe me pizhama të grisura në shtëpi [FOTO]

Publikuar më: 22:15 20-05-2018

Edhe pse ‘lekun letër’, rehatin e duan të gjithë!

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të famshme shqiptare dhe shpesh here dallon për mënyrën luksoze të jetesës. Të pakten para kamerave ajo di mjaft mirë të tregohet e zonja dhe të jetë e kuruar deri në detaje.

Por e kishit menduar ndonjëherë se edhe Alketa Vejsiu ka në garderobën e saj, veshje të grisura?

E zbulon vetë moderatorja e njohur e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, duke bërë që Rudina Dembacaj të shkrihej se qeshuri.

"Me pizhama? I kam të grisura nja dy palë. I kam të grisura të betohem. Kam një raport shumë të çuditshëm me pizhamat sepse janë shumë të dashura, mezi pres t'i vesh kur shkoj në shtëpi. Janë nja dy që kanë një material të mirë pambuku, i ruaj dhe nuk i hedh për qamet. I kam me brima, brima, por i kam shumë qejf", u shpreh Vjesiu.

-640-0-5b0199c551360.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999