INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Mediat TURKE zbulojnë të dashurin e Morena Tarakut, këngëtarin e njohur turk!

UPS! Mediat TURKE zbulojnë të dashurin e Morena Tarakut, këngëtarin e njohur turk!

Publikuar më: 18:33 09-11-2021

Emri i Morena Tarakut ka zënë faqet e para të medias në Turqi. Bukuroshja nga Prishtina po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtar të njohur turk.
Bëhet fjalë për Berdan Mardini dhe sipas mediave turke lidhja e tyre u zbulua pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke
Deri tani, s’ka pasur asnjë reagim nga Berdan e as Morena për këto raportime.

 06FB75AC-F5D9-48DA-A597-CE591995D8F3.png

 

Para lidhjes me Morenën, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.

Se është në një lidhje e ka pranuar edhe vetë Berdan, gjatë një transmetimi direkt.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar zemërim te ish-bashkëshortja, e cila e ka akuzuar se nuk po kujdeset për psikologjinë e fëmijëve të tyre.

Ndryshe, ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.

Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883