INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, me kë e ka?! Bora Zemani nxjerr ''të palarat'' e konkurrentëve të PËRPUTHEN: Kanë mungesë…

Ups, me kë e ka?! Bora Zemani nxjerr ''të palarat'' e konkurrentëve të PËRPUTHEN: Kanë mungesë…

Publikuar më: 18:33 14-03-2021

Moderatorja Bora Zemani së fundmi ka zbuluar disa të pathëna për konkurrentët e 'Përputhen' teksa ishte e ftuar në emisionin “Dilema sociale".

“Fjala vjen, pa përmendur emra, nëse do ishe në vend të Arjan Konomit, çfarë do i thoje kujt?”, e pyeti moderatori, referuar konkurrentëve.

Bora, ndër të tjera tregoi se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit si dhe ndaj Arjan Konomit.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast.

Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike...nuk e di”, u përgjigj moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0080888271331787