INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përputhen me skenar?! Bora Zemani tregon të vërtetën për “dilemën” e madhe: Ka raste kur…

Përputhen me skenar?! Bora Zemani tregon të vërtetën për “dilemën” e madhe: Ka raste kur…

Publikuar më: 16:29 12-03-2021

Bora Zemani, një emër tepër i lakuar në mediat rozë kohët e fundit, kjo për shkak se ndodhet në moderimin e një programi që po sjell shumë polemika në rrjet. E ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Dilema Sociale” Bora Zemani na sjell më afër jetës së saj dhe profesionit.

Në një intervistë speciale me Eno Popin, e pyetur më shumë rreth Për’puthen për të zbuluar se çfarë ndodh brenda këtij formati që po pushton mijëra shikues, Bora zbulon edhe disa anë negative që kanë ndikuar tek ajo emocionalisht.

Normalisht, që ky format sipas saj është një hap më lart në karrierë, por ka pasur edhe momente tepër të vështira apo edhe kur padashur mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.

 E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora stepet për një moment dhe thotë se ajo vetë ka një skaletë referuese.

Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…

Pra sipas Borës edhe skaleta që është për drejtimin e programit, ajo nuk mund ta zbatojë deri në fund për shkak të situatave të papritura që agravojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787