INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Poem Blu-në e ngatërrojnë për djalë, Sara Hoxha bën reagimin EPIK!

HAHA! Poem Blu-në e ngatërrojnë për djalë, Sara Hoxha bën reagimin EPIK!

Publikuar më: 19:37 14-03-2021

Çifti i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha për herë të parë janë bërë prindër të një vajze. Ata vendosën që vajzës së tyre t'i vendosin një emër të veçantë, pasi e kanë quajtur Poem Blue Vula.

Sara poston shpesh foto të vajzës së saj në rrjetet sociale, madje i kanë hapur asaj edhe llogarinë e saj në Instagram.

Megjithatë, duket se nuk mjafton emri i veçantë, fakti që Poem Blu ka një adresë personale në Instagram dhe që është një nga vogëlushet më të famshme të internetit, që njerëzit të mos e ngatërrojnë për djalë.

Ka qenë Sara që ka postuar një mesazh që i ka mbërritur pikërisht në Instagram, ku dikush i ka bërë një kompliment vajzës (sipas fansit djalit), duke thënë: ”Sa i bukur”. Po si reagon Sara në këto raste, që me shumë gjasë mund të ndodhin shpesh. Me një përgjigje shumë të thjeshtë: “S’ka problem”.

dageq.png

Article Logic
Execution time: 0.0046999454498291