Takimet jashtë programit tashmë janë bërë të shpeshta nga konkurrentët e “Për’puthen” edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me rregullat e shout. Së fundmi janë Ada dhe Bashkimi që janë kapur bashkë në një lokal nga dikush i pranishëm.
Sipas ndjekësve vendi ku dyshja kaluan qaste bashkë është në qytetin e Mitrovicës. Video është publikuar nga vipat e bllokut dhe Ada shihet teksa vallëzon e Bashkimi i ulur.
Brenda programit dyshja nuk kanë pasur asnjë takim dhe nuk kanë shfaqur ndonjë afrimitet dhe kapja bashkë habiti të gjithë.