Raporti mes Don Xhon dhe modeles ruse Ariana Lirey komentohet vazhdimisht. Dyshja kanë treguar afrimitet prej muajsh përmes rrjeteve sociale ndërsa modelja kohë më parë befasoi duke bërë tatuazh në dorë portretin e reperit.
Por ka vetëm pak ditë që Ariana në një nga publikimet e saj la mbishkrimin “Ariana Isufi” duke lënë tek emri mbiemrin e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Fotografinë e ka ripostuar edhe reperi duke bërë lëmsh rrjetin.
Aludime të shumta u hodhën në rrjet duke pretenduar se dyshja janë martuar.
Kjo ide u forcua edhe më shumë ditën e sotme pasi bukuroshja publikoi një fotografi ku në dorë mban një unazë.
Se çka po ndodh mes dyshes mbetet të shihet në vazhdim.









13 Dec 2025 





