INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNAZA E RE/ Tensionohet situata në Shkozë, bllokohet rruga dhe digjen...

UNAZA E RE/ Tensionohet situata në Shkozë, bllokohet rruga dhe digjen...

Publikuar më: 19:23 07-12-2018

Nuk kanë të mbaruar protestat për ditën e sotme. Dhjetëra banorë në Shkozë janë ngritur sërish në protestë pasditen e sotme duke bllokuar rrugën.

Ata vazhdojnë të protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre nga ndërtimi i ‘Unazës së Madhe’. Paralelisht është zhvilluar edhe protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’.

Në Shkozë është bllokuar rruga ndërsa banorët e tensionuar i kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932