INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Merkel pas 18 vitesh, ja kush e zëvendëson në krye të CDU

Largohet Merkel pas 18 vitesh, ja kush e zëvendëson në krye të CDU

Publikuar më: 19:33 07-12-2018

Shpesh i njohur si “engjëlli mbrojtës” i kancelares gjermane, madje edhe si “Mini-Merkel”, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbaues është zgjedhur si liderja e ardhshme e partisë konservatore gjermane.

Kramp-Karrebauesr, e njohur si AKK, mundi rivalin e saj kryesor, avokatin Friedrich Merz, një kritik të vendosur të Merkelit, fitorja e të cilit të do përfaqësonte një ndërprerje vendimtare nga trashëgimia dhe politikat e kancelares aktuale.

AKK, një ndjekëse besnike e kancelares aktuale, pritet të përballet me një betejë të madhe si udhëheqëse e CDU. Partia, kohët e fundit, ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes, duke tërhequr afro 30% të votimeve, krahasuar me 40% që kishte në kulmin e Merkel.

Merkel, e cila befasoi partinë dhe gjithë Gjermaninë në fund të tetorit, kur njoftoi se nuk do kërkonte rizgjedhjen si kryetare e CDU-së, të premten mbajti fjalimin e lamtumirës, duke marrë duartrokitje për 10 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107