INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët nuk ndalen! Sërish protesta, mësoni çfarë do ndodhë nesër

Studentët nuk ndalen! Sërish protesta, mësoni çfarë do ndodhë nesër

Publikuar më: 21:34 07-12-2018

Ata qëndruan për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje. Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentë do të nisë nga Korpusi në orë 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Me sloganin “Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve”, ata i bëjnë thirrje të gjithëve t’i bashkohen protestës. Studentët e universiteteve të rretheve do të protestojnë para universitetit përkatës, ndërkohë që të tjerët që kanë mundësi do të bashkohen në Tiranë.

Kërkesat e studentëve për Ministrinë e Arsimit:

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225