INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama flet pas protestës së studentëve: Jemi e para qeveri që...[VIDEO]

Kryeministri Rama flet pas protestës së studentëve: Jemi e para qeveri që...[VIDEO]

Publikuar më: 22:47 07-12-2018

Mijëra studentë gjatë ditës së sotme kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit duke protestuar për kërsesat e tyre mbi 6 orë, në të cilat përfshihet dhe përmirësimi i kushteve në konvikte.

Pas protestës, kryeministri Edi Rama ka reagur në Facebook me anë të një postimi, ku shfaqet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka shkuar për të inspektuar punimet e rikontrukturimit të një prej godinave të ‘Qytet Studentit’ pranë ’21 Dhjetorit’. Sipas tij, është e para qeveri që kujtohet përgodinat studentore që nga viti 1990.

‘Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t'ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti’ shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0024261474609375