INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA i jep dënimin federatës franceze, pasi ngatërruan himnin e Shqipërisë në fillimin e ndeshjes

UEFA i jep dënimin federatës franceze, pasi ngatërruan himnin e Shqipërisë në fillimin e ndeshjes

Publikuar më: 11:29 24-10-2019

Më datën 7 të muajit shtator u mbajt ndeshja Shqipëri-Francë, ku ndodhi edhe një ngatërresë që s’i pëlqeu aspak popullit shqiptar.

Teksa pritej të vendosej himni i Shqipërisë për skuadrën tonë në fillim të ndeshjes, u vendos himni i Andorrës.

Për këtë veprim u kërkua ndjesë, ndërsa UEFA i ka dhënë dënimin federatës franceze.

Sipas mediave franceze, federata e futbollit do të paguajë një gjobë prej 20 mijë euro për “organizim të pamjaftueshëm”.

Ngatërresa me himnin spostoi nisjen e ndeshjes disa minuta nga orari i saj zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.014197111129761