INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se është ndarë nga Patrisi, ''shpërthen'' TUNA, bën reagimin e papritur: U mbush kupa…

U tha se është ndarë nga Patrisi, ''shpërthen'' TUNA, bën reagimin e papritur: U mbush kupa…

Publikuar më: 11:31 16-03-2021

Këngëtarja Tuna Sejdiu është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për ndarje nga Patrisi.

Disa detaje në rrjetet sociale i bënë të gjithë të mendojnë se ata të dy i kishin dhënë fund raportit mes tyre edhe pse asnjë prej të dyve nuk bëri reagim pavarësisht thashethemeve.

Por së fundmi Tuna ka reaguar përmes llogarisë së saj në Facebook me disa statuse ku përshkruan një narcist.

“Narcistët jetojnë në një gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqëndrohen tek gënjeshtrat. Janë të fiksuar, të thyer, immoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do të jenë asnjëherë të sinqetë pavarësisht kë lëndojnë edhe nëse është fëmijë”, shkruan ajo në njërin prej postimeve.

Më pas vijonë me një tjetër ku thotë: “Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba pa ndjenja që nuk përkujdeset dhe nuk paguajnë mbështetje për fëmijët. Në mendjen e një narcisti çfarë do që ai ajo bën dhe thtoë është e drejtë dhe ti je gjithmonë gabim. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët”

Ajo vijon më tutje me një tjetër status ku thotë: “Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzi. Zëvendësojnë fjalën dashuri me shfrytëzim. Ti je shfrytëzimi i jetës time. Do të të shfrytëzoj gjithmonë. Shfrytëzimi im.

Më pas ajo e mbyll serinë e postimeve për personat narcistë me një status të fundit ku i quan ata persona hipokritë që pretendojnë të kenë moral dhe vlera, gjëra që në fakt nuk i posedojnë.

tuna1.png

tuna2.png

tuna3.png

tuna4.png

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174