INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U zunë prej TUNËS, Roberti dhe Patrisi tregojnë si u pajtuan! Ja ç’i thonë këngëtares pasi i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit!

U zunë prej TUNËS, Roberti dhe Patrisi tregojnë si u pajtuan! Ja ç’i thonë këngëtares pasi i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit!

Publikuar më: 20:34 01-01-2021

Robert dhe Patris Berisha kanë rrëfyer se si janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas sherrit të shumëpërfolur që patën, për shkak të ish-bashkëshortes së Patrisit, këngëtares Altuna Sejdiu. Të ftuar në “Soiree”, ata u shprehën se tani kanë bërë paqe dhe harxhojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Patrisi tregoi se ishte ai personi që e mori hapin i pari për tu pajtuar me të vëllanë.

“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun,”- është përgjigjur Patris Berisha.

“Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari,”– shtoi Roberti.

Në emision, Patrisi pranoi se tashmë nuk është më me Tunën. Por gjithsesi, ai shtoi se nuk është as beqar dhe se lidhja mes tyre është shumë e komplikuar.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire. Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë,”- tha Patrisi.

Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Lidhur me këtë detaj kanë folur Robert dhe Patris Berisha mbrëmjen e sotme në “Soiree” me Jonida Shehun.

“Rene dhe Tian Berisha deri ne vdekje”, thanë të dy njëzëri vëllezërit Berisha.

“Në Instagram mundesh t’ja bësh edhe Sali Berisha, por në çertifikatë ashtu do të ngelet. E kanë emrin e bukur dhe mbiemrin më të mirë që shkon me çfarëdolloj emri”, shtoi Roberti.

Article Logic
Execution time: 0.0019559860229492