INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gënjeshtër apo tradhti?! Mos vallë TUNA sapo dha një “mesazh të koduar” për ndarjen nga Patrisi? Ja deklarata e saj!

Gënjeshtër apo tradhti?! Mos vallë TUNA sapo dha një “mesazh të koduar” për ndarjen nga Patrisi? Ja deklarata e saj!

Publikuar më: 12:35 14-01-2021

Këngëtarja, Tuna së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave roze për ndarjen me Patrisin. Ajo ka udhëtuar drejt Amerikës dhe gjithashtu ka ndërruar mbiemrin e të birin në “Instagram”.

Ndërkohë që Tuna s’ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me këtë ndarje të mundshme, s’ka ndodhur e njëjta gjë me Patris Berishën, i cili ka folur dhe në një emision për këto aludime.

Ndërkohë që një postim i fundit i Tunës, i ka bërë fansat të mendojnë që është një postim lidhur me Patrisin. Këngëtarja e njohur ka publikuar në “Instastory”, një shprehje në të cilën thotë: “E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”.

Në këtë shprehje flitet për dashuri, gënjeshtër dhe tradhti, por edhe mund të jetë thjesht një shprehje.

 

tert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262