INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se do zhvendoset në Kosovë, shpërthen keq Stresi me fjalë të rënda: Për ju debila...[FOTO]

U tha se do zhvendoset në Kosovë, shpërthen keq Stresi me fjalë të rënda: Për ju debila...[FOTO]

Publikuar më: 10:24 06-09-2019

Stresi është një nga reperat më të suksesshëm dhe të dashur për të gjithë popullin shqiptar dhe jashtë saj.

Reperi dhe ish e fejuara e tij, Keisi, vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media pas ndarjes për shkak të postimeve që shpeshherë është thënë se i dedikoheshin njëri-tjetrit.

2.jpg

Ditën e djeshme, përmes llogarisë së tij në Instagram Stresi lajmëroi të gjithë ndjekësit se do të braktiste së shpejti Tiranën dhe do të fillojë një jetë të re në Prishtinë.

“Ja dhe një dite e ikur, histori, aventura te jetuara ! Kjo është Jeta , por prapëseprapë vjen një moment në jetën e gjithsecilit që kërkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht ikën ! Mund të jetë një vend, person , biznes etj ! Shokët e vërtetë mbeten te njëjtë dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare! Ata janë ne zemër, ne dite te bukura si dhe ato te vështira! Prej Sot Jam Official Banori Me I Ri I Prishtines. Skini Degju Gjo Akoma Ca keni me degju Ne ditët Ne Vijim"- ka shkruar Stresi në postimin e tij.

stresi1.png

Pas këtyre lajmeve Stresi ka reaguar ashpër përmes një fotoje në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory duke shkruar se thjesht ka shkuar në Prishtinë për albumin etij të ri.

"Nje spjegim t’vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini c'ka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, kenget e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojm lojën ta bojm më interesante. Kjo arrihet në punë, serjozitet dhe përkushtim, dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesat, me respekt Stresi”- ka shkruar Stresi në rrjetet e tij sociale duke i sqaruar të gjithë për këtë zhvendosje.

stresi_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891