INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U spekulua se është zënë me Kidën, reagon për herë të parë Tayna dhe na befasoi të gjithëve [FOTO]

U spekulua se është zënë me Kidën, reagon për herë të parë Tayna dhe na befasoi të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 14:38 05-08-2019

Këngëtarja e njohur Kida ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave dhe është përfolur gjatë për raportin e saj me artistët e tjerët. Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se ajo dhe reperja e njohur Tayna ishin zënë dhe teksa kanë qenë në një ambient nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëra tjetrën.

69d4ff66e5fac99037b57b0c5760de4c_L.jpg

E ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, Kida është pyetur nga Flor Gjini për raportin që ka me kolegët e saj dhe Kida ka thënë: "Po, gjithmonë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të gjithë, asnjëherë nuk kam pasur asgjë me askënd", ka thënë ajo teksa Flori nuk e ka lënë me aq.

-640-0-5d481d7cd9795.jpg

Ai i ka përmendur Kidës sherrin me Taynën dhe këngëtarja ka hedhur poshtë lajmet duke treguar se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë.

"S’ e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri..."- ka thënë ajo duke i dhënë fund spekulimeve.

Së fundmi, dy këngëtaret kanë filluar të ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe madje ditën e djeshme Tayna ka reaguar duke treguar nëpërmjet një postimi se Kidën e konsideron mikesh.

Reperja ka publikuar një video ku shihet Kida duke performuar në skenë, ndërkohë që e ka etiketuar dhe pranë ka vendosur një emoji me zemra.

-640-0-5d481d8761466.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156