INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flet me TAYNA-n? Pas deklaratës së KIDËS, ky DETAJ i tregon të gjitha! [FOTO]

Nuk flet me TAYNA-n? Pas deklaratës së KIDËS, ky DETAJ i tregon të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 17:44 03-08-2019

Këngëtarja e njohur Kida ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave dhe është përfolur gjatë për raportin e saj me artistët e tjerët. Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se ajo dhe reperja e njohur Tayna ishin zënë dhe teksa kanë qenë në një ambient nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëra tjetrën.

E ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, Kida është pyetur nga Flor Gjini për raportin që ka me kolegët e saj dhe Kida ka thënë: "Po, gjithmonë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të gjithë, asnjëherë nuk kam pasur asgjë me askënd", ka thënë ajo teksa Flori nuk e ka lënë me aq.

Ai i ka përmendur Kidës sherrin me Taynën dhe këngëtarja ka hedhur poshtë lajmet duke treguar se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë.

"S’ e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri...", ka thënë ajo duke i dhënë fund spekulimeve.

E si për ta konfirmuar plotësisht se mes vajzave s’ka asnjë pakënaqësi, ato do të ndajnë skenën mbrëmjen e sotme, pasi do të përformojnë sëbashku me Ledrin në një klub nate në Velipojë.

koncert.png

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555