INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Roza na qëlluan me pistoletë''/ Goditet me pistoletë aktori i emisionit të saj, Roza Lati tregon DETAJET! [FOTO]

''Roza na qëlluan me pistoletë''/ Goditet me pistoletë aktori i emisionit të saj, Roza Lati tregon DETAJET! [FOTO]

Publikuar më: 18:07 03-08-2019

Aktori i emisionit të Roza Latit është goditur me tytën e pistoletës në nofull, nga një person i paidentifikuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës.
Aktori i emisionit “Bukë me vete” ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas konfliktit stafi i emisionit ka njoftuar policinë dhe kanë bërë denoncimin.
Si ndodhi ngjarja?
Një person ka dalë nga restoranti ku kishin përfunduar xhirimet dhe i ka dalë përpara mjetit ku udhëtonte aktori Enea Arapi dhe i ka kërkuar të ndalë makinën. Enea Arapi ka dalë nga makina dhe ka debatuar me personin, i cili mbante një pistoletë në brez.
Personi që e ka goditur me pistoletë i ka kërkuar aktorit të ulë shpejtësinë edhe pse makina nuk ka qenë me shpejtësi të lartë.
Stafi i emisionit në prononcimin për RTV Ora deklaron se pasi policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes, i kishte shoqëruar ata në një shkollë për të denoncuar ngjarjen.
Ata deklarojnë se kamerat e sigurisë të restorantit ku ka ndodhur ngjarja janë hequr dhe për këtë arsye nuk është bërë ende identifikimi i autorit.
Lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe drejtuesja e formatit, Roza Lati e cila ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.

Biseda e plotë midis Roza Latit dhe gazetarit:

Roza Lati: Dje pasdite ne kemi qenë në Ksamil duke xhiruar emisionin “Bukë me vete” ka qenë pjesa e ‘barbecue’ që ne xhirojmë. Ndërkohë mblodhëm të gjitha gjërat dhe do të drejtoheshim për në shëtitoren e Sarandës për të bërë kamerat e fshehta. Kemi qenë me 3 mjete me vete. Ka qenë kamperi përpara duke ecur, ka qenë makina e RTV Ora dhe Pezhoja, makina ime personale që unë e mora në këtë udhëtim të fundit që po bëj. Kur kemi kaluar para restorantit, ka kaluar kamperi i pari avash avash, ka kaluar makina e Orës dhe kur ka qenë makina Pezho në të cilën ka qenë Enea Arapi i njohur si ‘Boli’ dhe Rei që është fotografi zyrtar i “Bukë me vete”.

Enea ka treguar se si ndodhi sherri. Ai thekson se zotëria që e kishte qëlluar me tytën e pistoletës, i kishte thënë të ngadalësonte makinën, ndërkohë që Enea pohon se ishte duke ecur shumë avash.

Enea Arapi: Unë kam qenë duke ecur me një shpejtësi shumë minimale, sepse aty është edhe rruga e prishur, ka edhe litarë në mes që nuk të lejojnë të ecësh shpejt. Aty më del një zotëri përpara dhe më thotë që të ngadalësojë, ishte diku aty me një femër dhe një djalë të ri. Më vjen tek xhami i shoferit dhe me një inat dhe një mllef më thotë “ku shkon, pse ecën kështu?” Ndërkohë unë isha shumë ngadalë.

E pyes: “Ore vëlla ku po shkoja? Dhe tentoj të dal nga makina.”

Në atë moment më mbyll derën e makinës, nxjerr pistoletën nga çanta dhe më godet në faqe, që e kam akoma shenjë. Unë sa largohem nga ai marr direkt policinë në telefon që të gjeja një zgjidhje. Ai u largua pa të keq në drejtim të pedonales së Ksamilit.

Roza ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.

Roza Lati: Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “Hajde Roza na qëlluan me pistoletë”.

Në atë moment unë mendova se i kishin shtënë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas.

Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.”

Pastaj kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thashë: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit. Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë.

rozalati.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0058619976043701