INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pushua nga puna për një postim në Facebook. 43-vjeçarja humb betejën me çdo shkallë gjyqësori

U pushua nga puna për një postim në Facebook. 43-vjeçarja humb betejën me çdo shkallë gjyqësori

Publikuar më: 10:52 31-05-2018

"U lodha në këtë vend m ...", këto fjalë të shkruara në Facebook nga një banore 43-vjeçare, në Forlì Itali,  i kushtuan gruas vendin e punës. Për Gjykatën e Kasacionit postimi i bërë në rrjetin social është "shpifje". Gjykata Supreme ka vendosur një herë e mirë se padia civile e 43-vjeçares, është e pavlefshme, dhe se kompania ka ndërprerë kontratën e punës me të për një kauzë të drejtë.
Ishte mëngjesi i 9 majit 2012 kur gruaja, një punonjëse e një kompanie elektronike në Forli, nga telefoni i saj poston në Facebook një shkrim ku ankohet për ndryshimet e vazhdueshme të pozicioneve që i ishin caktuar. Ky postim shihet nga pronari i kompanisë që u drejtohet avokatëve dhe pushon punonjësen nga puna. Gruaja vendos të sfidojë vendimin dhe ndërkohë fshin postimin nga Facebook, si dhe ish-punëdhënësin e saj nga lista e miqve.

Në vitin 2014 Gjykata e Forlit vendos se shkarkimi është i ligjshëm. Por gruaja vendos të aplikojë në Gjykatën e Apelit të Bolonjës, e cila përsëri i jep kompanisë të drejtë. Gjykatësit arsyetuan se "media sociale është një hapësirë publike, në të cilën përmbajtja potencialisht shpifëse mund të gjejë një jehonë të madhe: lidhja e besimit që duhet të ekzistojë midis kompanisë dhe punonjësit është zhdukur".

Por 43-vjeçarja, megjithatë nuk tërhiqet, paraqet ankesën në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit dha vendimin përfundimtar duke arsyetuar se shkarkimi i punonjëses ishte bërë për arsye të drejtë. Gjyqtarët vunë në dukje se: "Përhapja e një mesazhi shpifës nëpërmjet përdorimit të  Facebook përbën një rast të shpifjes, pasi ka potencialin,  për të arritur te një numër i pakufizuar njerëzish, duke dëmtuar imazhin e kompanisë”. Në thelb, sipas Gjykatës Supreme sjellja e gruas ka rezultuar si "shpifje ekstreme", kështu që tërheqja e kontratës është bërë për kauzën, e "besimit të thyer" në marrëdhëniet e punës, dhe se vendimi ka qenë i drejtë. Gruaja nuk do të rimbursohet dhe as nuk do të rikthehet në punë. Megjithatë, kompania vendosi të mos paraqiste një ankesë për shpifje ndaj saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207